Në shtëpinë e gazetarit të njohur Blendi Fevziu ka sërish festë.

Pas ditëlindjes së vogëlushes Alis, ditën e sotme feston vajza më e madhe e gazetarit Mishel. 

Urimi i babait të saj ishte me disa nga buqetat me lule që Misheli ka marrë gjatë ditës së sotme. 

Blendi është shprehur gjithnjë për lidhjen e veçantë që ka me vajzën e tij Mishel, e cila shpesh është lakuar në media edhe si një zonjushë mjaft simpatike. 

At e bijë shpesh bëjnë udhëtime së bashku, ndonëse vetë Fevziu ka pranuar se do kishte dashur të qëndronte me shumë kohë me vajzën e tij të madhe, kohë që po mundohet të kompesojë tani me vogëlushen Alis.