Në fakt e gjitha është një pjesë humori që do të vihet në skenën e Portokallisë.
Këtë herë përveç aktorëve të përhershëm dhe roleve të tyre episodike do të jetë i ftuar edhe një personazh i veçantë. Do të jetë pikërisht Saimir Tahiri, deputeti aktual i Qarkut tëTiranës.
Duket se Tahiri si ish ministër i Brendshëm, nuk i ka thënë ‘Jo’ një roli me dy policët e Portokallisë, shef Kolën dhe Mirin.
Ka qenë ish-ministri që e ka postuar foton në Facebook duke shkruar: ’’Me shef Kolën dhe Mirin, me #policat që duam shihemi të dielën në Portokalli…’’





