Kryeministri Edi Rama sfidoi hapur kryedemokratin Lulzim Basha që nxori dje foto të shijaksit Durim Keçi e që u arrestua vetëm pak ditë para se Rama të vizitonte Italinë. Kreu i opozitës tha mbrëmë se Keçi nuk është arrestuar gjithë këto vite pasi i shërbeu Edi Ramës për të marrë fitoren në Shijak dhe Durrës.
Por sipas kryeministrit, atij sapo i kishte ardhur gjatë kohës që ndodhet në Kuvend, një foto e të njëjtit person që ndodhej në çadrën e lirisë bashkë me deputetët e PD-së.
“Kujt t'ja çoj fotografinë Lulzim ai që nxore me Blendi Klosin dje, tani sapo ma çuan, kur po flisje ti në çadrën e lirisë Lulzim. Ça të bëjmë? Do luftojmë me fotografinë?! ”, tha Rama.
“Kështu që unë jam në çdo fotografi dhe këtë luftë e fotografove. Këtë luftën e fotografive, vazhdojeni por të paktën këshillohuni me fotografin e Enver Hoxhës. Ja ku e keni. Ky nuk bëni gabime. Ja ka mësuar Sulo Gradeci këtij, këshillohuni me fotografin e shokut Enver. Personi që keni nxjerrë në fotografi, për turpin tuaj me Blendi Klosin në çadrën e lirisë. Për republikën e re kishte ardhur ai? Ai ka ardhur aty ka dalë foto me deputetët tuaj”, vazhdoi Rama.





