Ajo ka lancuar disa kohë më parë linjën e saj të kozmetikës Fenty Beauty, dhe ka organizuar një festë të madhe në Londër për të festuar për këtë biznes të ri që Rihanna ka hapur.

E veshur si një princeshë me një fustan lejla, Riri dukej e mrekullueshme në festën e saj.

Por pa e vrarë shumë menjen, Rihanna mesa duket gjatë festës ka qenë mjaft e uritur dhe ka ngrënë një biskotë siç ka dashur.

Ky moment sigurisht që është filmuar dhe ndjekësit e saj e kanë postuar duke shkruar se ja si duket fytyra e një njeriu të uritur në një festë.