Seanca parlamentare do mblidhët sërish sot në orën 08:30 pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi pezulloi dje punimet.
Shkak u bë deputeti i PD-së Flamur Noka i cili nuk pranoi të largohej nga salla pas vendimit për përjashtim.
Debati në seancën e ditës së djeshme mes mazhorancës dhe opozitës nisi për procedurë, pasi kryetari i Kuvendit nuk i dha fjalën Flamur Nokës. Ky i fundit kërkoi të flistë për procedurë për t'i kërkuar kryeparlamentarit Ruçi t'i tërhiqte vëmendje kryeministrit Rama që sipas deputetëve të PD-së fyeu ish-kryeministrin Berisha.
Mbrëmjen e djeshme u mblodh edhe Byroja e Kuvendit, e cila me 5 vota pro dhe 3 kundër vendosi të përjashtojë nga punimet e Kuvendit deputetin demokrat Flamur Noka.
Për kërkesën tjetër të bërë nga deputetët e opozitës për përjashtimin e kryeministrit Rama, Ruçi tha se nuk e merr në konsideratë.





