Në emisionin “Opinion” Lulzim Basha bëri një deklaratë bombë lidhur me arrestimin e të fortit të Shijakut një natë më parë në Durrës.

Sipas Bashës, Durim Keçi (në të majtë të fotos kryesore) nuk arrestohej deri tani pasi ai ishte hequr nga database i Interpolit.

Sipas kreut të PD, Keçi është rihequr në database e Interpolit, pak para vizitës së Ramës në Itali, ku u takua me kryeministrin Gentiloni.

Në të njëjtën kohë, Basha bëri thirrje që të zbardhen tabulatet telefonike të Durim Keçit me Edi Ramën në vitin 2013.

Basha deklaroi se Rama e ka siguruar Durim Keçi se “përsa kohë të jem unë kryeministër nuk ka bir k… që të ekstradon ty në Itali”.

Kreu i opozitës tha se Keçi nuk është arrestuar gjithë këto vite pasi i shërbeu Edi Ramës për të marrë fitoren në Shijak dhe Durrës.

“Me këtë njeri mori pushtetin Edi Rama dhe Vangjush Dako”, tha Basha. 

Gjatë deklaratës së tij, Basha publikoi edhe disa foto ku i arrestuari mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, duket i pranishëm në selinë e PS së bashku me drejtues të mazhorancës, apo duke darkuar me këta të fundit, apo në foto me drejtuesin e fushatës së PS-së në Durrës, në vitin 2013, ministrin aktual Blendi Klosi.