Mjekët dhe infermierët në të gjithë vendin, janë përballur me një mesazh kërcënues, duke ju thënë se do të ikin nga vendi i punës, nëse nuk plotësojnë numrin e personave për të bërë Check Up-in. Mesa duket ky urdhër është lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ka qenë deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili ka bërë publik një mesazh i cili ju adresohej bluzave të bardha në të gjithë vendin, ku konkretisht shkruhej: ‘Me urdhër nga lart! Të plotësohet numri i personave për Check Up’’.

Sipas Boçit, kërcënimi bëhet që Vilma Nushi (kompania e të cilës ka marrë koncesionin e Check Up) të marrë 20 milion euro. 

 “Gjithçka bëhet vetëm e vetëm që Vilma të marrë 20 milionëshin e eurove, në shëndetësinë e rraskapitur shqiptare. Normal më pas që nuk mund të ketë as investime e as libra falas për fëmijët. Klientët janë prioritet i kësaj qeverisje, shkruan Boçi.