Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për një takim me homologun Paolo Gentiloni. Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Italisë, bëhet e ditur se Gentiloni do të presë sot Kryeministrin shqiptar, në orën 13:30 për një takim zyrtar.

Pas takimit thuhet në njoftimin e Kryeministrisë Italiane se do të ketë një konferencë për shtyp.

Nga Kryeministria e Shqipërisë nuk ka ende një informacion mbi këtë vizitë të shefit të qeverisë në Itali.