Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas kërkesës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe Emiljano Shullazit, për të dëshmuar në seancën ndaj këtij të fundit, edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
“Sajmir Shullazi dhe Emiliano Tahiri në sintoni të plote me njëri tjetrin kërkojnë deshminë e Sali Berishës. Kjo natyrisht nuk është rastësi por një përpjekje e koordinuar mes dy ortakëve me urdhër të Edi Ramës për të larguar vëmendjen nga krimet dhe trafiqet ku janë përfshirë së bashku. T’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t’i kërkosh të luftojë vetveten”, shprehet kryedemokrati Basha.





