Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka dhënë provimin përfundimtar në universitetin e Varshavës direkt pas ndeshjes kualifikuese të Polonisë. Sulmuesi e ka kaluar testin me një notë të shkëlqyer.

Këtë e ka zbuluar vetë shkolla sportive e Varshavës. Lewandowski ka folur shumë shkurt për këtë çështje: “Shkoi shumë mirë,” shprehet 29-vjeçari pas provimit për gazetarët polakë. Teksa provimi i fundit sipas shkollës ka qenë vetë karriera e Lewandowski-t. 

Punimi me titull “RL 9. Rruga drejt lavdisë” thuhet të jetë një udhërrëfyes për sportistët e rinj, është shprehur profesor Marek Rybinski për gazetarët.

Plot 10 vite ka studiuar Lewandowksi në universitetin e Varshavës. Ai ka bërë shumë pauza si kur ka qenë te Borussia Dortmund ashtu edhe te Bayern Munich.