Christian Panucci ka zgjedhur rreshtimin 4-5-1 për t’u përballur me Italinë. Tekniku italian ia ka lënë peshën mesfushës për të prishur aksionet e italisë dhe organizuar lojë që do të përqëndrohet tek i vetmi sulmues Sadiku.

Në mbrojtje do të rreshtohen Hysaj, Veseli, Mavraj dhe Agolli.

Në mesfushë do të jenë Roshi, Memushaj, Basha, Kaçe dhe Grezda

Një ditë më parë në konferencë për shtyp, Christian Panucci shprehu bindjen se kuqezinjtë e tij do të bëjnë një ndeshje të mirë.

“Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Pres një Itali të zemëruar, sepse po kritikohet shumë. Nuk duhet t’i zëmë besë kundërshtarëve, nga të cilët presim të luajnë në mënyrë serioze. Megjithatë, ne duam që të kënaqemi duke arritur një rezultat pozitiv”, tha ai.

Ndeshja me Italinë është e fundit e klualifikueseve të botërorit.