Në prag të ndeshjes së kombëtares shqiptare të futbollit kundër asaj italiane atmosfera në Shkodër është elektrizuese.
Para ndeshjes në Shkodër është shfaqur edhe ish- kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano.
Në çeljen e ekspozitës së katër Kupave të Botës të fituara nga Italia, organizuar nga ambasada italiane në Shqipëri në bashkëpunim me FSHF-në merrnin pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe ish- kreu i PS-së, Fatos Nano.
Edhe pse Rama herë pas herë ka thënë se me Fatos Nano ka marrëdhënie të mirë, ish- kryeministri asnjëherë nuk ka pranuar ftesat e herë pas hershme që i vijnë nga aktivitete të Partisë Socialiste.





