"Kënga Magjike" çdo vit vjen me risi të reja si në moderim, ashtu edhe në juri apo muzikë.

Këtë vit duket se krah moderatorit Ardit Gjebrea, do të jenë dy aktorët e humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai. Këtë e bëri të ditur vetë Arditi gjatë emisionit “E Diela Shqiptare”, ku ishin të ftuar dy aktorët. 

Dhe bashkë me ta, natyrisht do të ketë edhe personazheve femërore: ky ishte edhe kushti që kishte vendosur Besi paraprakisht, nëse do të ishte pjesë e prezantimit të Këngës Magjike. Kështu tha Arditi duke e lënë me kaq surprizën. Emrat e partnereve mbeten ende surprizë.

Pas largimit nga “Portokallia”, ata do të shihen në ekranin e televizionit Klan.