Disa njerëz janë plagosur, pasi një makinë ka goditur këmbësorët pranë Muzeut të Historisë Natyrore në Londër, raporton Daily Mail. 

Policia Metropolitane tha se një person ishte arrestuar pas incidentit në orën 14:20, në Rrugën e Ekspozitës në South Kensington.

Videoja që qarkullon në Twitter tregon një burrë të shtrirë në tokë. Sipas BBC, personat e goditur kanë pësuar lëndime të lehta.

Dhjetëra persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes u larguan me vrap të tmerruar, pasi dyshuan për një sulm terrorist.

Mediat britanike nuk kanë zbardhur ende emrin e personit që drejtonte automjetin tip Toyota Prius.

Policia britanike ende nuk ka informacioni rreth shkakut të këtij incidenti, por hetimet janë në proces për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe motivin.