Me Boeing 747 të vënë në dispozicion nga Katari, Donald Trump pritet të udhëtojë drejt Irlandës javën e ardhshme, pavarësisht shqetësimeve të ngritura për sigurinë e avionit dhe faktit se procesi i përmirësimeve të tij ende nuk ka përfunduar.
Lajmi është bërë i ditur për The Washington Post nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
Ky do të jetë udhëtimi i parë ndërkombëtar i Trump me këtë avion, pasi në korrik autoritetet amerikane vendosën ta transportonin në mënyrë sekrete me një tjetër avion gjatë kthimit nga samiti i NATO-s në Turqi, pas informacioneve të shërbimeve të sigurisë për një kërcënim të mundshëm iranian.
“Ne nuk komentojmë për përmirësime apo modifikime specifike të Air Force One”, deklaroi një zyrtar i administratës amerikane për The Washington Post. “Ne mbajmë një qëndrim të qëndrueshëm për të garantuar një kapacitet të sigurt, të mbrojtur dhe të besueshëm për presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe i zhvillojmë vazhdimisht këto kapacitete kur është e nevojshme.”





