Në stadiumin “Jose Riko Perez” të Alikantes po luhet sfida mes Spanjës dhe Shqipërisë, e vlefshme për Grupin G eliminator të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
1’ – Sapo ka nisur takimi, Pique është vënë në zotërim të topit dhe tifozët spanjollë e kanë vërshëllyer.
9’ – Mundësi e mirë për Eros Grezdën, i cili godet në kuadrat, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe pritet nga portieri De Gea.
16’ – Aksion pa shumë pretendime i spanjollëve, top në zonë dhe aty Rodrigo bën një kthesë të bukur dhe e dërgon topin pas krahëve të Berishës.
24’ – Spanjollët qarkullojnë mjaft mirë topin, Isco gjendet brenda zone dhe me një gjuajtje të saktë shënon golin e dytë.
26’ – Llullaku godet shtyllën, duke qenë i pafat për të ngushtuar diferencën e golave
27’ – Vendësit “vallëzojnë” me topin, teksa nga një kros nga krahu i djathtë, Thiago Alcantara kërcen me kokë duke mposhtur për herë të tretë Berishën





