Revista “Fokus” në maqedoni, në numrin e saj të fundit shkruan se është zbuluar se kush e ka porositur rastin “Monstra”, për të cilin gjashtë shqiptarë u dënuan me burg të përjetshëm, në periudhën kur në pushtet ishte qeveria VMRO-BDI.
“Pas masakrën në prag të Krishtlindjeve ka pasur edhe motive politike. Porositësi i vrasjes së pesëfishtë në Smilkovë është zbuluar”, shkruan “Fokus”.
“Gjashtë të akuzuarve me burg të përjetshëm në Smilkovë u është kthyer shpresa se do të dalin në liri, pasi prokurorja kërkoi nga Gjykata Supreme ta kthejë rastin në fillim. Zyrtarisht, mbrojtja ka pasur të drejtë sepse dëshmitë janë të dobëta, kurse jozyrtarisht po shihet motivi i vërtetë për vrasjen, ndërsa po punohet edhe për porositësin e saj”, shkruan Fokus.