Dhurata Myrtollari nga shkolla “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë është përzgjedhur si “Mësuesja e Vitit” në rang kombëtar.

“Mësuesi i vitit dhe fitues në kategorinë e mësimdhënies është Dhurata Myrtollari”.

Në ceremoninë e dorëzimit të çmimit, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shprehu edhe njëherë angazhimin e saj për të vijuar edhe në këtë mandat të dytë mbështetjen për mësuesit.

“Shumë ndër ju me atë paragjykimin dhe modestinë nuk jeni përfshirë në këtë konkurim, por besoj se Dhurata është shembulli për të ftuar mësues të tjerë të Shqipërisë që të përfshihen në të tilla angazhime për t’iu dhënë forcë”, tha Nikolla.

Krahas çmimit të parë, pati edhe katër çmime të tjera.

-Irida Hoti, mësuesja e vitit në Inovacion

-Majlinda Ziu, mësuesja e vitit që kontribuon për arritjen akademike të nxënësve

-Sheri Banushi, mësuesja e vitit avokuese për të drejtën e arsimit

-Valbona Rustemi, mësuesja e vitit për arsimin parashkollor