Qëkur kemi qenë të vegjël, kemi mësuar që ushqimet duhet të lahen para se të konsumohen sepse në këtë mënyrë mbrojmë shëndetin tonë.

Uji  largon të gjitha bakteret dhe mikrobet nga frutat tona të preferuara dhe ne mund të jemi më të sigurt nga viruset dhe sëmundjet.

Në një botë plot me mikrobe, është e çuditshme të mësosh se ka disa ushqime që nuk kërkojnë larje para se të konsumohen. Larja e këtyre ushqimeve mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi.

Mish i freskët
Ndonëse mendoni se mishi i pulës ose ndonjë lloj tjetër mishi duhet të lahet për të hequr bakteret e keni gabim.
Në rastin e mishit të freskët, uji mund të bëjë më shumë dëm. Larja përhap bakteret në të gjithë kuzhinën, madje edhe në sipërfaqen e trupit tuaj.
Departamenti Amerikan i Bujqësisë rekomandon që mos të lajmë mishin e freskët si pule, dele apo derri.

Sallata
Kur sallata ndodhet në qese nuk kërkon larje të mëtejshme pasi është larë përpara paketimit. Këto produkte janë të mira për t'u ngrënë ashtu siç janë.

Vezët
Departamenti Amerikan i Bujqësisë nuk rekomandon larjen e vezëve pasi t'i blini ato nga dyqani.
Ato janë larë tashmë me një teknikë të veçantë para paketimit, dhe larja e tyre në shtëpi vetëm rrit rrezikun e kontaminimit. Vezët pastrohen nga fabrika dhe shtresa e vajit mineral aplikohet në sipërfaqen e tyre për të siguruar mbrojtjen. /Shije.al/