Kosova nuk kishte ndonjë shans për t’u pranuar në UNESCO dhe Interpol, tha sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai ka shtuar se do të luftojnë për ruajtjen e kishave, manastireve dhe trashëgimisë kulturore.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kreu i shtetit serb deklaroi se “natyrisht se kujdesi i tij ishte më i saktë se pretendimet e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli”, i cili tha se Kosova i kishte votat e garantuara.