Aktorja italiane Ornella Muti është rrëfyer lidhur me flirtimet që ka pasur në të kaluarën.
“E kam tradhtuar vetëm një herë burrin tim dhe e kam bërë me Adriano Celentano”, ka thënë aktorja mjaft e njohur edhe në Shqipëri.
'Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë. E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt', tha ajo në një intervistë për “Il Messaggero”.
Më tej ajo flet për periudhën kur nisi karrierën kinematografike.
“Xhirova filmin tim të parë ‘Nusja më e bukur’ në moshën 14-vjeçare. Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin atë për mua”, tregon aktorja me sytë e bukur.
Ajo flet edhe për formën fizike që gëzon megjithëse tani është 62 vjeçe,
“Jam në formë sepse bëj një jetë të shëndetshme dhe ha në mënyrë korrekte. Nuk e fsheh moshën time”, tha Muti.





