Regjisori i njohur, Roman Polanski është akuzuar për përdhunim. Aktorja gjermane Renate Langer sot 61 vjeçe është shprehur se regjisori e ka përdhunuar në shtëpinë e tij në Gstaad kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe në shkurt të vitit 1972.

Por kjo nuk është hera e parë që akuzohet për përdhunim, edhe 4 femra të tjera kanë ngritur më herët padi ndaj regjisorit. Polanski është deklaruar fajtor në SHBA në vitin 1977 për përdhunimin e Samantha Geimer kur ishte vetëm 13 vjeç, por ai u largua nga vendi përpara se të dënohej.

Renate në një intervistë për “New York Times” shprehet se frika ndaj prindërve ka bërë që mos të fliste për vite me radhë. “Nëna ime do të kishte pësuar një atak sapo ta merrte vesh, ndihesha e humbur dhe më vinte zor nga vetja”– ka thënë 61-vjecarja.

Nëna e aktores gjermane ndërroi jetë vitit e kaluar ndërsa babai i saj dy vite më parë. Roman Polanski gjithmonë ka pasur akuza për afera seksuale dhe kjo e fundit vetëm sa ngarkon barën mbi imazhin e tij.