Tifozët italianë të Modena, aktualisht aktive në divizionin e tretë, protestuan kundër presidentit të kompanisë me një funeral simbolik, diçka që u mbështet të hënën nga lojtarët e klubit në një deklaratë zyrtare.
“Lojtarët e Modena nuk donin të merrnin përgjegjësitë e një situate groteske. Në këtë kohë nuk jemi të interesuar për të gjetur një fajtor, por duam të luajmë dhe të mbikqyremi,” – thuhet në mesazhin e lëshuar nga Shoqata e Futbollistëve Italianë (AIC).
Në fakt, bashkia e Modenës i mohoi klubit të qytetit mundësinë e përdorimit të stadiumit “Braglia”, sepse presidenti Antonio Caliendo kërkon kohë për të paguar kuotën përkatëse të parave. Kështu, stafi i ekipit të Modena u bashkua me protestat e tifozëve të tyre, të cilët paraditen e së dielës, në afërsi të stadiumit, këndonin këngë kundër Caliendo dhe drejtorëve të tjerë të klubit.
Në mesin e tifozëve ka pasur disa, që mbanin një arkivol në krahë me ngjurat dhe stemën e klubit, duke krijuar një funeral simbolik. Modena është një ekip që në historinë e vet ka luajtur 13 sezone në Seria A, në nivelin e lartë të futbollit italian.
Caliendo, presidenti aktual i ekipit, dikur ishte përfaqësues i lojtarëve të klasit botëror si Aldair Nascimento, Maicon Douglas, Carlos Dunga, Daniel Passarella i Argjentinës, Roberto Baggio dhe francezi David Trezeguet.





