Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bullgari ka zhvilluar një takim dhe me Presidentin Rumen Radev.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se me Presidentin bullgar ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes vendeve, por dhe për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri”, shkruan Rama.





