Një natë me kërcime, me debate, por edhe me puthje e dashuri puntata e djeshme në "Dance with me".
Momenti që i la të gjithë të habitur ishte kur me të mbaruar kërcimin, Ana Lika dhe balerini Graciano Tagani u puthën në buzë.

"Moj Ana, kush të tha ty të puthesh në buzë? Kjo nuk ishte në skenar", i tha Albi Anës, ndërsa Alketa ndërhyri dhe tha se puthja është ndjesi emocionale e s'ka nevojë për skenar.
Duke qenë se puthja nuk ishte pjesë e skenarit, atëherë mes Anës dhe Gracianos po lind një histori dashurie?





