Gjatë ditës së sotme e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan ka qenë deputetja e LSI-së Nora Malaj.
Deputetja ka treguar anën e saj jashtë kornizave të politikës. Që në hyrje të emisionit ajo u fut në studio së bashku me moderatoren Arjola Shehu duke kërcyer vallen e Tropojës. “Vallen e marrin politikanët në fillim, pastaj vazhdon populli”.
Gjithashtu deputetja shtoi me humor për të ftuarin tjetër në studio, aktorin Gent Hazizi: “Tani e merr ti, kjo është politika, t’i japësh shans secilit, një shans për të gjithë’,- duke kujtuar kështu edhe sloganin e partisë së saj gjatë fushatës.





