Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi, ka ndarë me ndjekësit e saj një foto me të atin, aktorin Ferdinand Radi, të shkrepur 18 vite më parë.

Me fjalë prekëse Rozi shkruan se ai do të mbetet dashuria e saj e parë dhe se do i mungojë gjithë jetën.

Këngëtarja e njohur jo rrallëherë poston foto në rrjetet sociale ku i kushton dedikime prindërve të saj, të cilët fatkeqësisht nuk jetojnë më. Ajo në fakt asnjëherë nuk shkruan fraza të zakonshme, por gjithmonë të prek me atë çfarë del prej shpirtit të saj.

"Me dashurine e pare te jetes sime, i vetmi qe i besoja, i vetmi qe nuk me zhgenjeu. I vetmi qe do me mungoj deri sa te mbyll syte. Love You Dad ♥️ thb 18 years ago," shkruan Rozi.