Pas vizitës në Hungari ku mori mbështetjen për integrimin e vendit në BE, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bullgari, ku pas takimit me homologun bullgar kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri Stefan Yanev tha se Bullgaria e mbështet Shqipërinë në integrimin e saj në BE. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, ai tha se duhet të gjejnë një rrugë dialogu.
“Kam nderin tju informoj për bisedimet që zhvilluam me Ramën, diskutuam marrëdhëniet dupalëshe mes dy vendeve. Marrëdhëniet po zhvillohen në një mënyrë mjaft të mirë. Mund të shërbejë si shembull si mund të zhvillohen marrëdhëniet. S’kemi çështje të hapura që nevojitet diskutim serioz apo zgjidhje.
Po punojmë, zgjidhjet janë të qëndrueshme. Marrëdhëniet tona janë në interes të popujve të 2 vendeve. Rama tërhoqi vëmendje mbi pakicën bullgare në Shqipëri që gëzon prani të shkëlqyeshme dhe mund të shërbejë si ura më e mirë mes 2 popujve. Të demonstrojmë mundësinë për marrëdhënie më të mira mes 2 vendeve. Konstatuam ndjeshmëri në temë edhe për perspektivën europiane të Shqipërisë.
Të mos mendojmë se Bullgaria po bën diçka që po e pengon. Rruga evropiane si për Maqedoninë dhe Shqipërisnë ne e mbështesim por pozita e parlamentit bullgar sa i përket Maqedonisë së Veriut është pikërisht kjo pozitë që Bullgaria e mbron. Kjo vërteton se çështjet tona të dyanshme mund të zgjidhen vetëm mes nesh. Ndërhyrja e jashtme nuk është e mirë. Si Bullgaria dhe Maqedonia duhet të gjejnë rrugën e dialogut”, tha ai.





