Pothuajse të gjithë shkollat e Durrësit publike e jo publike i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar një vogëlushe e cila duhej të ishte e ulur në bankën e klasës së katërt.

Kejsi Prizrendi është duke u kuruar në Itali, ndërsa kosto ditore e kurimit është 2 mijë Euro. Kostoja e lartë bëri që prindërit e saj të japin thirjen për ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi të bëjnë diçka të tillë. Organizatori i kësaj fushatë, Arjan Plaku, deklaroi se vajza është në gjendje kome, ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në jetë. Mijëra fëmijë të Durrësit nga shkolla të ndryshme, kanë bërë donacione, e fushatës i janë bashkuar edhe disa prej institucioneve publike.

Bakteri i stafilokokut është larguar nga gjaku i vogëlushes, por në trup i janë hapur plagë, dhe plagët duhen pastruar të gjtha për të larguar bakterin e rrezikshëm. Gjendja mbetet e rëndë ndërsa vogëlushja po lufton për të qëndruar në jetë me të gjitha forcat, deklaroi Arjan Plaku iniciator e organizator i fushatës  së mbledhjes së ndihmave.

Bashkia, prefektura, dega e sigurimeve shoqërore, zyra e Aluiznit, i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar familjen e vogëlushes.  

Ndjekim intervistën e Arian Plakut.

K.H.