I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” koreografi i trupës së baletit të Tv Klan, Albi Nako tha se arsyeja se përse nuk sakrifikoi karrierën dhe të shkonte në Itali tek Klaudia ishin pikërisht prindërit e tij. Nako tha se është djalë i vetëm dhe nuk do të lejonte që prindërit e tij të qëndronin vetëm në shtëpi.
“Kjo është pyetje me vend. Rrugëtimi dhe sakrifica e Klaudias padyshim nuk ka asnjë lloj kuptimi të kthehej këtu. Ma kanë thënë edhe të tjerë këtë. Unë jam djalë i vetëm, jam rritur me shumë sakrifica dhe dashuri nga prindërit e mi që sot janë në një moshë të thyer dhe unë për asnjë motiv në këtë jetë nuk do lejoja që prindërit e mi të jenë të braktisur në atë shtëpi. Kjo ka qenë arsyeja”, tha koreografi.





