Disa vite më parë, gazetari Bledi Strakosha u shkarkua nga puna në “Agon Channel”, por për herë të parë vendos të flasë për arsyet e vërteta të largimit.
I ftuar në emisionin ‘Pop Culture’, Blendi pranoi se ishte hera e parë që e pushonin nga puna dhe shkak për këtë është bërë një status i tiji në Facebook.
‘Ishte një keqkuptim për një status në Facebook që kisha bërë unë, që s’kishte lidhje me pronarin, por i keqinterpretuar nga disa personazhe në krize identiteti.’- u shpreh moderatori i njohur, duke shpjeguar më tej, se në rrjetin social kishte shprehur pakënaqësitë e tij për mungesën e korrektësisë së disa kolegëve në lidhje me veshjet e tij.





