Emina Cunmulaj është një nga modelet shqiptare me famë botërore. Një kujdes të veçantë ajo i kushton komunikimit me fansat në rrjetet sociale, duke treguar edhe detaje nga jeta private.
Në postimin e saj më të fundit ajo ka treguar një situatë paksa komike, por dhe të sikletshme që i është dashur të kalojë për shkak të bashkëshortit të saj.
I shoqi i Eminës e kishte ftuar për të ngrënë bashkë darkë dhe ajo ishte veshur sportive, me atlete dhe nuk ishte trukuar.
Ndërkohë në lokal kishte një event dhe e vetmja e veshur ashtu ishte Emina.
Nga pamjet gjithçka dukej mjaft luksoze, një ambjent që kërkonte seriozitet për t’u paraqitur atje. Pasi shpjegoi gjithë situatën, në fund Emina shkruan: “A do ta vrisnit burrin në një rast të tillë?”
Kjo dredhi e vogël e bashkëshortit të saj ka surprizuar modelen.





