Hygerta Sako njihet si një ndër personazhet e cila ruan me fanatizëm jetën private. Por, sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, moderatorja ka prezantuar për herë të parë publikisht vajzën e saj.

Anais, 11 vjeçe, thotë se e shikon nënën e saj si shoqe teksa shton se i pëlqen kur ajo e ndihmon. Si një nënë e përkushtuar dhe e kujdesshme Sako rrëfen se tashmë me vajzën bën gjëra prej të rriturish. Moderatorja tha se pasditeve ajo bashkë me vajzën shëtisin, bëjnë pazar dhe shohin filma në kinema.

“Koha që kaloj me të më kënaq shumë dhe shpeshherë më lë pa gojë, kam filluar të mësoj shumë prej saj dhe kaloj kohë fantastike me të”, tha Sako. 

Ndërkohë kanë kaluar më shumë se 20 vite që kur Sako u shpall ‘Miss Albania 1995’, por Hygerta vazhdon të ruajë sharmin e saj.

Prej kohësh, ajo drejton në ekranin e televizionit publik një emision dedikuar futbollit.

E pyetur nga Rudina për marrëdhëniet me babain e vajzës së saj, Hygerta shprehet: ‘Unë kam një marrëdhënie fantastike me ish bashkëshortin’.