Enertila Beqja, 27-vjeçarja që mashtroi të dashurin e saj virtual, duke i zhvatur 60 mln lekë, ka tentuar të mashtrojë edhe hetuesit, duke deklaruar se është shtatzënë, por analizat kanë treguar të kundërtën.
Pas gënjeshtrës së rradhës, vajza e re u vu në pranga dhe pritet të dalë para drejtësisë, e akuzuar për mashtrim.
Por si e njihnin fqinjët e saj në fshatin ku banonte vajzën 27-vjeçare.
Nga kontaktet që DurrësLajm pati me fqinjët e familjes Beqja mësoi se prindërit dhe vajza ishin mjaft të tërhequr dhe thuajse nuk komunikonin fare me bashkëfshatarët e tyre.
Pasi policia zbarkoi në fshat, fqinjët kanë mbetur të habitur, madje disa edhe të trembur, pasi askujt nuk i shkonte në mend se shumë pranë tyre ishte konsumuar një histori e çuditshme, e denjë për skenarin e një filmi.
Ja çfarë thotë për DurrësLajm një nga fqinjët e familjes Beqja:





