TVSH vendosi të mos lejojë transmetimin e sinjalit të punimeve të seancës plenare këtë të enjte. Një çështje e cila shkaktoi përplasje mes forcave politike në Kuvend.
Pas vendimit për ndërprerjen e sinjalit, ka reaguar drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi. Ai pohoi për newsbomb.al se televizionet janë njoftuar që një javë më parë përmes një shkrese zyrtare lidhur me këtë çështje.
“S’ka asnjë bllokim sinjali, u kemi kërkuar televizioneve private të lidhim kontratë e të ndajmë kostot teknike ose nëse e duan pa lekë, atëherë të transmetojnë pamjet me logon e RTSH Kuvend. Nëse e duan pa logo atëherë le të vijnë të lidhin kontratë, të ndajmë kostot e prodhimit e të kenë sinjal të pastër e të qartë”, thekson më tej drejtori i TVSH-së, Thoma Gëllçi.





