Tensionohet situata në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Gjatë mbrëmjes së sotme, kandidati i pavarur shqiptar për komunën e Kërçovës, Alit Abazi është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Mediat në Maqedoni raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Kërçove dhe përveç kandidatit Alit Abazi i plagosur ka mbetur edhe shefi i shtabit të tij Destan Abdiu.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka prapavijë politike. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.