Diego Costa kthehet në shtëpi, telenovela mbaron këtu. Sulmuesi spanjoll firmosi me Atleticon e Madridin. Lajmi u bë i ditur nga Chelsea, ish klubi i tij, nëpërmjet një komunikate. Dy klubet kishin gjetur që javën e kaluar akordin për transferimin e lojtarit mbi bazën e një shumë prej 60 milionë Eurosh plus bonuset dhe së fundmi 28-vjecari kaloi edhe testet mjekësore me Atleticon.

Në këtë mënyrë bëhet gjithcka zyrtare me Chelsea-n që bëri të ditur, “Diego Costa ka arritur akordin për transferimin e tij te Atletico e Madrid-it që hyn në fuqi në 1 janar 2018. Falenderojmë Diego-n për sakrificat e tij dhe i urojmë fat në karrierën e tij”.Nuk ka munguar edhe një lamtumirë nga vetë Diego Costa që nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se cikli i tij te Chelsea ka përfunduar ndoshta jo në mënyrën si do të kishte dashur, por gjithsesi falënderon tifozët duke shpresuar se do t’i kuptojnë arsyet e kësaj lamtumire.