Së fundmi Kris Jenner po mendon të hap një biznes të ri.

Pas lajmit se vajza e saj e vogël 20- vjeçare është në pritje të një fëmije, Kris ka menduar të hap një linjë veshjesh për nënat e reja shtatzënë. Nëse të gjithëve ne na ka bërë shumë përshtypje lajmi se Kylie është shtatzënë, kjo për faktin se është vetëm 20- vjeç, me Kris jo vetëm që nuk ka ndodhur kështu, por është frymëzuar për ngritjen e një biznesi të ri.

“Daily Mail” shkruan se kjo nuk është thjesht një ide e Kris. Ajo ka nisur takimet për ta materializuar dhe për të sjellë sa më shpejt në treg linjën e re të veshjeve për nënat e reja shtatzënë, biznes i cili duket se do t’i sjellë shumë fitime 60-vjeçare.