Mbretëresha e popit, Lady Gaga prej disa kohësh ka probleme me shëndetin për shkak të sëmundjes së saj, ndaj edhe ka anuluar disa koncerte, pasi nuk është ndjerë aspak mirë.

Pak ditë më parë ajo bëri një postim në profilin e saj në Instagram ku shkruante se kishte dhimbje të ‘tmershme’ dhe i kërkonte ndjesë fansave të saj që ishin mbledhur për koncertin e saj. Në këto ditë të vështirë për të, Lady Gaga ka pasur mbështetjen më të madhe si nga fansat ashtu edhe nga miqtë. Një prej tyre është edhe diva Beyonce e cila i ka dhuruar asaj një tufë të madhe me trëndafila, si edhe një pulovër sportive nga linja e saj e veshjeve “Ivy Park”, të cilat Gaga i ka ndarë edhe me ndjekësit në profilin Instagram.

“Faleminderit Beyonce që më dërgove këtë bluze kaq të rehatshme. Me mban ngrohtë teksa qëndroj shtrirë jashtë duke shijuar pemët, qiellin, diellin dhe të marrë frymë thellë. Ndihem me fat që jam rrethuar nga kaq shumë dashuri”.

Në qoftë se nuk do t’i kisha parë videot e tua në televizor tek shtëpia e gjyshes, pasi më kishin hequr prej shtëpisë diskografike “Def Jam”, do kisha hequr dorë. Ti na frymëzon të gjithëve. Ëndrra që ti personifikon, më ka ndihmuar të vazhdoj rrugën time”, shkruan Gaga.