Kejda Ajazi, vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu është tashmë edhe ajo nën ‘syrin vëzhgues’ të mediave. Ajo u bë e njohur falë nënës së saj, por edhe falë paraqitjes, që ka qenë shpesh herë në fokus të lajmeve e mediave rozë.

Kejda tashmë ka lënë Tiranën për Belgjikën, ku duket se do të vazhdojë studimet e larta në universitet. Megjithatë kjo nuk është arsyeja përse ajo është së fundmi në titujt kryesorë të portaleve.

Faqja në Facebook “Lolita”, përmes një postimi ka vënë theksin te çmimet marramendëse të çantave të vajzës të saj, nga “Gucci” 700 dollarë, te “Hermes” 18 mijë dollarë.

“Kur mami qan hallet e grave të dhunuara dhe të demokracisë….ndërsa vajza ka merak mos i bien shitjet e markave më të shtrenjta të çantave në botë. P.s Ky postim nuk ka lidhje me Majlinda Bregun!”, shkruan faqja, teksa publikon çmimet e çantave.

Nuk është hera e parë që Majlinda Bregu shënjohet për çantat e saj të shtrenjta, por ajo ka sqaruar që i ka false. Kur mamaja thotë që nuk i ka orgjinale, po vajza?!