Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e LSI, PD dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, për përsëritjen e zgjedhjeve të 25 prillit në këtë qark.

 Me një vendim të pak minutave më parë, Kolegji ka lënë në fuqi rezultatet e miratuara nga KQZ-ja.

Sipas kandidatit të Vetëvendosjes, ky vendim për ta pritej sepse institucioni më i lartë që legjitimon zgjedhjet në vend, nuk pranoi sipas Abazit provat shtesë.

Më herët, Kolegji rrëzoi dhe kërkesat e PD për përjashtimin e 7 nga 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, si dhe marrjen e provave shtesë, që sipas përfaqësuesit të PD provojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit.