Prej disa vitesh, dy nga femrat më të bukura të ekranit bashkëpunojnë për një nga spektaklet e kërcimit të transmetuar në Tv Klan, “Dance with Me’.

Me anë të në postimi në Instagram, Alketa si kurrë më parë, ka shprehur dashurinë e madhe ndaj një prej femrave më të bukura shqiptare, ish-Miss Shqipërisë, Valbona Selimllari, aktualisht në rolin e anëtares së jurisë në këtë spektakël.

“Të dua Valbona Selimllari”, – shkruan Alketa krah fotos, ku të dyja duken rrezëllitëse. Pavarësisht viteve të bashkëpunimit, Alketa nuk ishte shprehur kaq dashamirëse ndaj Valbonës më parë.