Ashtu si në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 2” kryeministri ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e tij, pasi në xhaketë mund t’i vëreje lehtë një yll me pesë cepa.

Ndonëse atëherë mbante dy yje, një të kuq dhe një të zi, me të cilat përfaqësonte ngjyrat e flamurit kësaj here ylli në xhaketën e kryeministrit ishte i verdhë, i konsideruar si simbol i komunizmit.

Nuk dimë nëse kryeministri e ka zgjedhur për t’i “provokuar” demokratët, të cilët kanë ndërmarrë një nismë për të paraqitur në Kuvend një projektligj që do dënonte simbolet e Komunizmit, apo është si gjithmonë një detaj që e bën atë të veçantë nga të tjerët.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama tërheq gjithmonë vëmendjen me detajet në veshjet e tij. Ai është përfolur në media për atletet e bardha, kravatat me lule, çorapet me ngjyra apo edhe tutave sportive./BalkanWeb/