Gjykata e Shkodrës sot ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Fabian Vukajn i cili disa ditë më parë vrau motrën e tij, Diana Vukajn 58-vjeçe.

Prokurori Ermir Lelçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e ngjarjes dhe gjyqtarja Irida Kacerja ka pranuar kërkesën e akuzës duke dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Avokati mbrojtës Bruno Pepa i caktuar kryesisht në këtë çështje pasi i dyshuar si autor i vrasjes nuk kishte marrë një avokat e la në dore të gjykatës masën e sigurisë dhe vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit.