Lajm kryesor i mediave serbe ditën e sotme është lidhja e zbuluar e Kryeministres së Serbisë, për 8 vjet me rradhë ka qenë në lidhje me një doktoreshë, e cila është e punësuar në Qendrën Klinike të Serbisë.

“Kurir.rs” e cila ka zbuluar ekskluzivisht se kush është partnerja e Anna Brnabic shkruan se Milica Djurdjiç është një mjeke simpatike e cila ka qenë në marrëdhënie të qëndrueshme me kryeministren serbe Anna Brnabic për tetë vjet. Që nga takimi me të asgjë nuk ka ndryshuar në lidhjen e tyre edhe kur Anna u vu në krye të qeverisë serbe.