Pensionsitët por edhe të gjithë të siguruarit presupozohet që nga mjeku i familjes me një rekomandim të tij, t’i drejtohen mjekut specialist në poliklinikën qendrore për të kryer vizitat apo edhe analizat falas.
Nëpërmjet kësaj mënyre ku pacientët i drejtohen spitalit marrin shërbim mjekësor falas, dhe kryejnë analizat po falas. Jashtë kamerave, laborantët na tregojne se në laboratorët e QSUT-së kryhen vetëm analizat e thjeshta të gjakut apo urinës, ndërsa për ato të prostatës, tiroideve apo tumoreve as që bëhet fjalë. Në këto kushte çfarë duhet të bëjnë qytetarët?
Në të vërtetë në laboratorin e analizave të polikinikës qendrore të specialiteteve në Durrës mungojnë reagentët për të kryer analizat të sëmurët, me sëmundje të rënda prej muajsh. Për pasojë pacientët i drejtohen privatit ku çmimet janë shumë të larta, ndërkohë që ata duhet ta mernin falas këtë shërbim.
Janë mjaft të irrituar pacientët në poliklinikë, ata thonë se për shumë analiza janë të detyruar t’i drejtohen laboratorëve privatë të cilët janë të hapur po prej mjekëve të Durrësit që i dërgojnë aty.
Një pensioniste thotë se të gjitha analizat i ka bërë në laborator privat, ndërsa vetëm një analizë kushton nga 25 mijë deri në 40 mijë lekë të vjetër në laboratorë privatë.
Të sëmurët me sëmundje të rënda, ata me sëmunje të pashërueshme por edhe me sëmundje kronike, të cilat duhet t’i mbajnë nën kontroll, janë të detyruar që t’i bëjnë analizat në privat, për shkak se nuk ka reagentë. Poliklinika nuk është furnizuar me reagentë e për pasojë pacientët janë të detyruar të shkojnë në privat. Por ndaj kësaj situate shefja e laboratorit të analizave në poliklinikë, nuk është bërë merak aspak. Në përgjigje të interesimit tonë, ajo tha se “Nuk do të shikojë gazetarët nëpër këmbë”, sepse nuk kishte asgjë për të thënë.
Ndjekim pacientët.
K.H.