Reperi nga Kosova ka paralajmëruar se këtë muaj do të publikojë një këngë të re.
Bëhet fjalë për reperin nga Kosova, Agon Gjinofci i njohur si Gjiko, i cili pak ditë më parë ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram se një tjetër hit po vjen prej tij.
Një burim për “Prive.al” ka konfirmuar këtë lajm dhe se kënga e tij do të ketë një titull sa të këndshëm aq edhe qesharak. Ky projekt do të quhet “Papuçe Gucci” dhe reperi është në përgatitjet e fundit të klipit.
Kjo prurje do të jetë në rrymën hip-hop dhe në të Gjiko do të shfaqet krejtësisht i vetëm për të bërë një periudhë pauze nga bashkëpunimet me artistë të tjerë.





