54-vjeçari Mexhit Picari është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore me shenja në fytyrë.

Përreth syve dalloheshin qartë të nxira, por nuk dihet nëse këto shenja janë pasojë e ndonjë dhune ndaj tij, apo nga konfliktet e mëparshme me ish-dhëndrin të cilin e vrau më 4 qershor.

Në një prononcim për BalkanWeb, avokati i tij tha do bisedojë me klientin për ta dërguar për ekspertim për të përcaktuar nëse është dhunuar.

Ndërkohë vetë Picari në seancën e sotme iu ka kërkuar falje dy nipave dhe mbesës për vrasjen e babait të tyre Kudret Saliaj.

“Iu kërkoj falje nipave dhe mbesës për dëmin që iu shkaktova”, është shprehur Picari në gjyq.