Claudia Schiffer kthehet në sfilatë dhe shkakton një rrëmujë të vërtetë në Milano, sidomos përpara butikut Versace.
Top modelja nga Gjermania, dje u kthye në pasarelë, për firmën e njohur me meduzën si simbol, 15 vite pas lamtumirës që i dha botës së modës.
Ajo ishte në rrugën “Montenapoleone”, ku ka firmosur autografe në një libër që tregon për karrierën 30 vjeçare.
Megjithatë, Schiffer ishte protagonist e një gafe, në momentin kur Wanda Nara i dhuroi fanellën e Inter me numrin 9, atë të Mauro Icardi.
Modelja gjermane, dukshëm e habitur dhe që nuk merr vesh nga futbolli, ka shtangur të gjithë të pranishmit duke i dhënë bashkëshortes së lojtarit këtë përgjigje: “Faleminderit, por çfarë është kjo?!” – tha gjermania me fanellën e Inter në dorë!





