Juventus rigjen veten. Pas gati një muaj takimesh zyrtare, nurmi një i stolit të bardhezinjve Massimiliano Allegri ka arritur të rigjejë skuadrën e tij. Jo vetëm në bazë të rezultateve pozitive të arritura, detaj që nuk është se i ka munguar Zonjës së Vjetër, sepse një gjë të tillë e vertetojnë dhe 6 fitoret radhazi në kampionat. Në derbin ndaj Torinos, Juventus ishte dominues edhe gjatë kohës kur kundërshtari ende nuk ishte në inforioritet numerik. Cka sjell entuziazëm në kampin e kampionëve të italisë janë shifrat e yllit argjentinas, Paolo Dybala.

Juventus identifikohet me sulmuesin, i cili jo vetëm arrinë të shënojë, por edhe di se si ti argëtojë tifozët që ndodhen në shkallët e stadiumit me lojën e tij. 10 gol në vetëm 6 javë kampionat. Një bilanc i tillë në futbollin e vendit fqinj nuk regjistrohej që prej sezonit 1994-95.  Ndaj Torinos Allegri gjeti një skuadër kompkate, të gatshëm për tu sakrifikuar dhe janë pikërisht këto element që Juventusit i nevojiten për të arritur dicka. Siguri falë edhe ai, Blaise Matuidi, lideri i heshtur në mesfushë. Shkatërrues i shumë aksioneve të kudnërshtarit si dhe ka kapacitetin për ta nxjerrë skuadrën përpara. Qëndrimi i Gonzalo Higuain është një luks që ja lejon vetes Allegri, pasi forma e Cuadrado dhe Mandzukic justifikon cdo zgjedhje që ai bën. Pjanci gjithashtu është një tjetër futbollist që ofron garanci, në pritjë të Douglas Costa dhe Berndasechi për tu integruar plotësisht në lojën e Juventusit. Juventus ka rigjetur ritmin, ku sigurisht në të tilla ritme do të kërkojë të jetë jo vetëm në kampionat, por edhe në Europë